Emocione të mëdha në natën e parë të Ligës së Kampionëve. Bajern Munihu triumfoi 9-2 me Dinamon e Zagrebit në shtëpi, në një ndeshje spektakolare. Pjesa e parë u mbyll me rezultat bindës me 3-0, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Dinamo shënoi dy gola të shpejtë për të nxitur më shumë emocionet në “Alianz Arena”. Mirëpo përgjigja e bavarezëve ishte spektakolare, duke shënuar 6 gola radhazi. Hari Kejn realizoi katër gola, ndërsa Olise dopietë, sakaq gjurmë lanë edhe Guerreiro, Goretzka me Sane. Mysafirët shënuan përmes Petkoviçit dhe Ogivara-s.
Liverpolli përmbysi rezultat dhe mundi Milanin në “San Siro”. Kuqezinjtë “tundën rrjetën” me anë të Pulishiçit, ndërsa “The Reds” kthyen gjithçka në favorin e tyre me Konate, Van Dajk dhe Sobozllai.
Kampionët në fuqi, Real Madrid e nisën këtë edicion të kompeticionit më të rëndësishëm me fitore. “Los Blankos” kaluan 3-1 Shtutgart, ku shnëuan Mbape, Rudiger dhe Endrik. Ndërkohë Undav përkohësisht barazoi shifrat në 1-1 në stadiumin “Bernabeu”.
Në ndeshjen tjetër, Sportingu triumfoi 2-0 me Lille.