MPB ka njoftuar se Mm datë 17.10.2024 në ora 17:00 në SPB Tetovë, një grua 55-vjeçare nga Tetova ka raportuar se në fillim të vitit 2024 së bashku me kushërinjtë e saj kanë kryer ndarje fizike dhe kalim të pasurisë së trashëguar nga nënat e tyre dhe pas pastrimit të vendit që i takonte dhe ishte duke përgatitur dokumentet për ndërtimin e një shtëpie në atë parcelë në komunën e Jegunovcës, ajo u njoftua se ajo parcelë tashmë është e një pronari tjetër, nga fshati Siriçinë, gjatë së cilës ajo njoftoi menjëherë avokatin e saj. E njëjta dyshon se janë përdorur dokumente të falsifikuara. Po merren masa për zbardhjen e rastit.