Vazhdon gjykimi për ish zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili u soll në Gjykatë nga paraburgimi shtëpiak me shoqërim policor.
Përpara gjykatëses së lëndës Biljana Shuplinovska – Jovevski, Grubi tha se është i martuar, ka tre fëmijë, ndërsa ka të mbaruar doktoraturë. I pyetur se çfarë profesioni ka, Grubi tha se momentalisht ishtë i papunë. /Alsat.mk

