Një zyrtar i lartë i Hamasit thotë se kritikat e Joe Bidenit për Benjamin Netanyahu tregojnë pranimin nga SHBA-ja se kryeministri izraelit po minonte përpjekjet për arritjen e armëpushimit.
Sami Abu Zuhri tha se çdo propozim për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e trupave izraelite do të pranohej nga Hamasi, shkruan skynews.
Por, burime të larta izraelite i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se është “e jashtëzakonshme” që Biden po ushtron presion mbi Netanyahun
Sipas tyre, Neatanyahu i ka pranuar propozimet amerikane ndërsa ato po i kundërshton lideri i Hamasit, Yahya Sinwar.
Ata thanë se deklarata e presidentit amerikan se udhëheqësi izraelit nuk po bën sa duhet për të siguruar lirimin e pengjeve është e rrezikshme ngase erdhi disa ditë pasi gjashtë pengje, përfshirë një izraelito-amerikan, u gjetën të vdekur në Gaza.