8 C
Tetovo
E enjte, 8 Maj, 2025
BallinaLajmeKryesoretHera e tretë me Alinë dhe BDI-në!

Hera e tretë me Alinë dhe BDI-në!

Orhan IBRAHIMI
Hera e parë me BDI-në, pas zgjedhjeve politike të vitit 2016.
Atëherë kur BDI ishte e rrënuar, e shkapërderdhur, e asgjësuar, ata ia ndihmuan të ringrihej BDI-së për t’ia zgjatur agoninë shqiptarëve.

Hera e dytë me BDI-në, pas zgjedhjeve politike të vitit 2020.
Atëherë kur BDI ia ktheu borxhin dhe i mori në qeveri për ta mbajtur në jetë ASH-në në skenën politike, që bashkërisht t’ia vazhdojnë agoninë shqiptarëve.

Hera e tretë me BDI-në, tani.
Kur jo vetëm opinioni shqiptar e njeh, e ka përjetuar dhe ndjerë peshën e prapësive të BDI-së për 24 vite, por edhe faktori ndërkombëtar e ka zbërthyer BDI-në. I ka sanksionuar, i ka futur në listë të zezë, i ka shpallur persona non-grata zyrtarët më të lartë të BDI-së.
Pra, kur BDI është sërish e rrënuar dhe e shkapërderdhur, ata po tentojnë sërish ta ndihmojnë që të ringrihet.

Këto veprime i kam pasur shumë të qarta dhe të lexuara edhe në të kaluarën, edhe tani.
Shkencat shoqërore (filozofia, sociologjia, politika…) – një nga formulat kryesore për të ditur të ardhmen – bëjnë analiza të thella mbi të kaluarën dhe të tashmen, dhe më pas lehtësisht vjen e vërteta mbi të ardhmen.

Ju lutem, vetëm shihni veprimet, kalkulimet, mbështetjet – prej kah vijnë në të kaluarën dhe tani – dhe lehtë, shumë lehtë, do t’i gjeni të vërtetat për të gjithë aktorët në skenën politike.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments