Tabelat që u vendosën mbrëmë në kufirin me Kosovën, në Bllacë, në të cilat nuk figuronte gjuha shqipe, sot nuk janë më aty. Të njejtat mbrëmë janë larguar.
“Siç mund ta shihni nga ana tjetër, të gjitha tabelat që nuk kanë qenë në gjuhën shqipe u larguan. E takuam njërin prej punonjësve këtu dhe e pyetëm a i kanë larguar ata që të bëhen në dy gjuhë, na tha jo. Pra, kemi një situatë absurde, nuk dihet kush i ka larguar të njejtat mbrëmë. E pyetëm a do të vendosen në dy gjuhë, na tha që nuk e di. Ai nuk e dinte as ku janë tabelat që u vendosën dje këtu në Bllacë”, ka raportuar gazetari Furkan Saliu.