E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniHristijan Mickoski merr mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë...

Hristijan Mickoski merr mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ja dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili pas zgjedhjeve të 8 majit siguroi shumicën parlamentare me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM, që u konfirmua gjatë zgjedhjes së Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit.

Sipas Mickoskit, negociatat për qeverinë tashmë kanë përfunduar në pjesën e formimit të dikastereve qeveritare dhe në pjesën e eshalonit të tretë.

“Pres që ta dorëzoj përbërjen e anëtarëve të qeverisë së ardhshme e cila do të votohet para afatit të përcaktuar sipas ligjit dhe Kushtetutës”, tha Mickoski në Kuvend pas dorëzimit të amendamenteve të Ligjit për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore.

Theksojmë që Mickoski ka afat 20 ditë në përmbylljen e negociatave me partitë tjera dhe formimin e Qeverisë së re.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments