Pavarësisht presioneve të shumta, Bordi i Parkut Kombëtar “Mali Sharr” ka vendosur të shkarkojë nga detyra Ibrahim Deharin, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim , i cili ushtronte funksionin e drejtorit të këtij institucioni që nga emërimi i tij më 30 korrik 2021. Edhe përskaj lutjeve të Deharit ndaj kryeministrit Hristijan Mickovski për mos largim nga pozita, ai u shkarkua sot nga Bordi udhëheqës.
Në vend të tij, pritet të emërohet Emir Huseini, një afarist i dalluar dhe sipërmarrës i ri nga Tetova, i njohur për menaxhimin e suksesshëm të projekteve dhe sekretar i degës së Tetovës i Aleancës për Shqiptarët. Huseini ka një përvojë të gjerë në sektorin privat dhe është vlerësuar për aftësitë e tij menaxheriale dhe vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura. Emërimi i tij shihet si një hap drejt përmirësimit të menaxhimit dhe mbrojtjes së pasurive natyrore të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.