E premte, 18 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniIbrahimi: Ne e duam ASH-në brenda koalicionit VLEN

Ibrahimi: Ne e duam ASH-në brenda koalicionit VLEN

Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e tij në RTM2, ka folur rreth atmosferës dhe bisedimeve mes VLEN-it për ndarjen e komunave. Ibrahimi tha se ata i kanë bërë një ofertë ASH-së, dhe ka qenë në funksion të asaj që ASH të mbetet në kuadër të Koalicionit VLEN.

“Ne duam që ASH të merr vendim që të mbetet brenda VLEN-it, dhe ne të tjerët jemi të vendosur që të gjejmë zgjidhje qoftë nëse edhe duhet njëri nga ne të tolerojmë një komunë të caktuar apo një listë zgjedhore. Gjithnjë duke u prirë nga ajo që VLEN-i duhet të mbetet unik për zgjedhje lokale dhe nëse ne jemi të bashkuar rreth këtij ideali, çështjet tjera janë temë sekundare”, u shpreh Ibrahimi.

Ai shtoi se nëse ndodhë shkrirja e VLEN-it para zgjedhjeve lokale, atëherë bëhet edhe më e lehtë, pasi çdo kryetar Komune është funksionar i VLEN-it dhe nuk është me rëndësi i cilës parti specifike është.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments