E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniInspektorati Shtetëror i Arsimit ka konstatuar se kryetari i komunës së Strugës...

Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka konstatuar se kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar drejtorë të shkollave fillore

Ramiz Merko në mënyrë të paligjshme ka emëruar drejtorë në disa shkolla fillore në Strugë dhe rajonin e Strugës, këtë e ka konstatuar Inspektorati Shtetëror i Arsimit. Violetka Xhuteska ka dëshmuar sot për rastin në shkollën “Vëllezërit Milladinov”, duke dhënë deklaratë për inspektimet e bëra në këtë shkollë.

“Në kohën kur Albana Zhuta është emëruar ushtruese e detyrës drejtoreshë, ajo nuk i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në Ligjin e Arsimit Fillor. Ajo më parë nuk ka qenë e punësuar në shkollën “Vëllezërit Milladinov”, por në gjimnazin “Ibraim Temo”. Nuk kishte certifikatë të njohjes së gjuhës angleze, madje nuk kishte dhënë as provimin shtetëror për drejtor”, deklaroi Violetka Xhuteska – Inspektore Shtetërore e Arsimit.

Lëshimet e përmendura nga inspektorja janë konfirmuar nga vetë drejtoresha.

“Jam konsultuar me kryetarin e komunës dhe me ministrin e Arsimit. Kur u zgjodha ushtruese detyre, nuk kisha dhënë provimin shtetëror, kisha certifikatë për njohjen e gjuhës angleze, por nuk ishte e njohur ndërkombëtarisht”, tha Albana Zhuta-Drejtoreshë e shkollës fillore Vëllezërit Milladonov.

Kreu i Strugës, Ramiz Merko tha se nuk ndihet fajtor.

“Nuk ndihem fajtor për atë që jam i akuzuar”, tha Ramiz Merko-Kryetar i Komunës së Strugës.

Seanca për emërimin e drejtorëve në shkollat fillore në Podgorcë, Labunisht dhe Radolishtë është shtyrë për shkak të mungesës së dëshmitarëve. Njëri e arsyetoi mungesën me fillimin e punimeve ndërtimore ndërsa i dyti për shkak të një feste familjare.

“Ajo që është shkruar krijon dyshime se dikush po i shmanget paraqitjes në gjykatë. Për këto arsye, nëse ata nuk duan ta bëjnë në mënyrë të rregullt, do të duhet të përdorim mekanizma detyrues”, u shpreh Jordan Jovanov – gjykatës.

Jovanov njoftoi se në seancën e ardhshme do të kërkojë asistencë e policisë për dëshmitarët. /Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments