Interesimi për dhurimin e gjakut rritet nga viti në vit. Në Maqedoninë e Veriut interesimi më i madh për dhurimin e gjakut është te meshkujt, por përmes programeve të ndryshme mjekët po mundohen të motivojnë edhe gratë. Se cili grup gjaku në vend është më i nevojshëm, mjekët thonë se më së shumti varet se në cilën periudhë të vitit është, por në përgjithësi nevoja është gjithmonë më e madhe për ata që kanë grup gjaku negativ.
“Në këtë periudhë, nevojat e pacientëve janë më të mëdha për zero pozitiv, por në përgjithësi kur flasim për vetë rezervat e gjakut, më duhet të theksoj se përqindja e dhurimit të gjakut tek ata me grup gjaku negativ është sigurisht më e ulët se të tjerët, ndodh që edhe ato grupe gjaku që janë negativ janë më të kërkuara dhe rezervat e tyre janë më të vogla”, u shpreh Eftim Dimitrovski- Instituti për Transfuzion, Shkup.
Në vend me dekada organizohen aksione të vogla dhe të mëdha për dhurim të gjakut. Megjithatë, nevoja për donacione është ende e madhe.
“Nevoja për aksione të dhurimit të gjakut është e madhe sepse e gjithë kjo mundëson shpëtimin e shumë jetëve, interesi tek të rinjtë vërehet të jetë në nivel solid, por mund të jetë gjithmonë më mirë dhe duhet promovuar gjithmonë përmes fushatave të ndryshme që do të organizoheshin në të ardhmen”, tha Veselinka Cvetanovska, bashkëpunëtore e pavarur profesionale për dhurimin e gjakut dhe veprimtarinë parandaluese shëndetësore të KQRMV- Organizata Komunale, Qendër.
Aksion më i madh i dhurimit të gjakut u organizua sot në Shtëpinë e ARM-së në Shkup, me rastin e festës së Shën Mërisë kurse nga Kryqi i. Aktiviteti mbahet për herë të 22-të, ndërsa gjatë aksioneve të mëparshme janë regjistruar 4509 dhurime gjaku. /Alsat.mk