“Për momentin, nuk ka raste të regjistruara, pasagjerë ose kontakte të ngushta të lidhura me Republikën e Maqedonisë së Veriut, as nuk ka ndonjë indikacion për rrezik për shëndetin publik në vend”, informon Instituti për Shëndet Publik, pas situatës së lidhur me klasteret e raportuar të rasteve të infeksionit hantavirus të lidhura me udhëtimin e anijes turistike MV Hondius në rajonin e Oqeanit Atlantik Jugor.
Sipas informacionit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe autoritetet kombëtare shëndetësore të vendeve të prekura, deri më tani janë regjistruar 8 raste të konfirmuara dhe të dyshuara midis pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, përfshirë 3 vdekje. Hetimet epidemiologjike, klinike dhe laboratorike janë duke vazhduar, dhe institucionet ndërkombëtare shëndetësore po kryejnë një hetim të koordinuar me qëllim përcaktimin e burimit të infeksionit, rrugën e mundshme të ekspozimit dhe vlerësimin e rrezikut.

