Më 24.05.2026, nga ana e zyrtarëve policorë të ekipit mobil nga Njësia Mobile pranë Departamentit të Çështjeve Kufitare dhe Migracionit në rajonin e SPB Tetovë, më saktësisht në rrugën magjistrale drejt fshatit Siriçinë, është ndaluar automjeti i udhëtarëve „Volkswagen Golf“ me targa kombëtare gjermane, i drejtuar nga M.Z. (46) nga fshati Zhelino. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai ka vepruar në kundërshtim me masën e arrestit shtëpiak, gjegjësisht është gjetur jashtë shtëpisë së tij dhe adresës ku po vuan masën e arrestit shtëpiak.

