8 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Shtator, 2026
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se...

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Universitetit “Nënë Tereza”, me qëllim të promovimit të shëndetit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Mexhiti bëri të ditur se bashkëpunimi do të realizohet në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, përmes së cilës në shkollat e komunës do të organizohen ligjërata dhe aktivitete profesionale për nxënësit.

“Sot nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Universitetit ‘Nënë Tereza’, duke bashkuar dijen profesionale dhe përgjegjësinë institucionale rreth një prej gjërave më të rëndësishme, që është shëndeti dhe zhvillimi i fëmijëve tanë”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre aktiviteteve, fëmijët do të mësojnë për rëndësinë e qëndrimit të drejtë, mënyrën e duhur të mbajtjes së çantës shkollore, si dhe rolin e aktivitetit fizik në zhvillimin e tyre.

“Duam që kujdesi të nisë para se të shfaqet problemi. Që fëmijët, krahas dijes që marrin në bankat shkollore, të mësojnë edhe si të kujdesen për veten dhe shëndetin e tyre gjatë rritjes. Sepse investimi më i mirë në shëndet është ai që bëhet në kohë”, ka shkruar Mexhiti.

Sipas tij, ky bashkëpunim synon të forcojë edukimin shëndetësor të fëmijëve dhe të krijojë një qasje më të hershme parandaluese në kujdesin ndaj shëndetit të tyre. përcjell Zhurnal.mk

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments