8 C
Tetovo
E premte, 10 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniJa kush janë dy të arrestuarit në Durrës që kërkoheshin në Maqedoni

Ja kush janë dy të arrestuarit në Durrës që kërkoheshin në Maqedoni

Sipas Policisë së Shtetit të Shqipërisë, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fury”, në Durrës janë arrestuar dy persona të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vepra të rënda penale.

Policia fillimisht bëri të ditur vetëm inicialet e tyre, ndërkaq, sipas televizionit ABCNews.al, të arrestuarit janë Musa Xhavit, 26 vjeç, nga Shkupi, dhe Shenasi Nuredini, 34 vjeç i lindur në Norvegji.

Për ta, INTERPOL-i kishte lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare, pasi kërkohen nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprat penale vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje të veprave penale në kuadër të një organizate kriminale.

Sipas Policisë së Shqipërisë, gjatë kontrollit ndaj dy të arrestuarve janë gjetur edhe dokumente identifikimi që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Dokumentet dyshohet se janë përdorur për të udhëtuar jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim shmangien e sistemit të drejtësisë në këtë vend”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Dy të arrestuarit pritet t’u nënshtrohen procedurave të ekstradimit drejt Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë dhe INTERPOL-in.(INA)

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments