8 C
Tetovo
E hënë, 13 Korrik, 2026
BallinaLajmeMaqedoniJa kush u emërua ushtrues detyre i kryetarit në komunën e Bërvenicës

Ja kush u emërua ushtrues detyre i kryetarit në komunën e Bërvenicës

Pas ndarjes nga jeta të kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, Këshilli i Komunës mbajti sot (13 korrik) një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën mori vendime për vazhdimin e funksionimit të institucionit.

Me shumicë votash, bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, këshilltarët emëruan kryetarin e deritanishëm të Këshillit, Robert Millosheski, si ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Bërvenicës. Ai do ta drejtojë komunën deri në shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Për shkak të funksionit të ri, Millosheskit i pezullohet ushtrimi i detyrës si kryetar i Këshillit. Në të njëjtën seancë, Këshilli zgjodhi këshilltarin Mirosllav Dailovski për kryetar të ri të Këshillit të Komunës së Bërvenicës.

Nga Komuna theksojnë se institucioni do të vazhdojë normalisht punën, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve për qytetarët dhe realizimin e projekteve në interes të banorëve.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments