Jehona e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, deri në ora 13:00, sipas të dhënave të përpunuara deri më tani të KSHZ-së, është rreth 26,35%, tha kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski.

Sipas tij, jehonë më të madhe deri në orën 13:00 ka në Novaci (42,87%), ndërsa më të ulët në Vrapçishtë (10,18%).

Sipas të dhënave të KSHZ-së, dita e zgjedhjeve për momentin po kalon qetë dhe pa probleme të mëdha. /Alsat.mk