Në vend sot po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë, të cilët mund të zgjedhin mes shtatë kandidatëve. Në raundin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve, gjegjësisht 907.159 vota.
Nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në raundin e dytë shkojnë dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në raundin e parë.
Raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve nga përfundimi i raundit të parë të votimit, në këtë rast më 8 maj. Për president do të zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave, nëse në votim kanë dalë më shumë se 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, gjegjësisht 725.727 zgjedhës, që është paraparë në Kodin Zgjedhor, ndërsa për të kanë votuar 362.864 zgjedhës.
Nëse në raundin e dytë asnjëri nga dy kandidatët nuk ka marrë numrin e nevojshme të votave, përsëritet e gjithë procedura e zgjedhjes.
Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, për një periudhë prej pesë vjet. Për president të Republikës i njëjti person mund të zgjidhet më së shumti dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për President të Republikës mund të zgjidhet personi që ka mbushur të paktën 40 vjeç në ditën e zgjedhjeve. Për President të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë së paku dhjetë vjet në 15 vitet e fundit, deri në ditën e zgjedhjeve. Zgjedhja për Presidentin e Republikës bëhet në 60 ditët e fundit të mandatit të Presidentit të mëparshëm.