8 C
Tetovo
E martë, 17 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoni“Janë siguruar 50 milionë denarë për nxënësit e rinj në arsimin e...

“Janë siguruar 50 milionë denarë për nxënësit e rinj në arsimin e mesëm dual”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Arsim Dhe Shkencë (MASH) njoftojnë se janë siguruar 50 milionë denarë për 1570 bursa për nxënësit e rinj në arsimin e mesëm dual duke filluar nga shtatori.

“Në vitin shkollor 2025/2026, nxënësit që do të regjistrohen në paralelet duale dhe do t’i plotësojnë kushtet e konkursit, do të marrin nga 3.500 denarë në muaj për një periudhë prej 9 muajve. Sektori real ka nevojë për kuadro të kualifikuara, profesionale, prandaj si Qeveri, përmes këtyre masave dhe hapave, po i stimulojmë të rinjtë që ta vazhdojnë arsimin e tyre në njërën nga paralelet duale. Për më tepër, dëshmi se përmes kësaj mase si Qeveri po e zhvillojmë bashkëpunimin me sektorin real është edhe përfshirja e 550 kompanive që do të jenë të angazhuara drejtpërdrejt në realizimin e trajnimit praktik për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet duale”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se arsimi është shtylla më e rëndësishme e zhvillimit të Maqedonisë.

“Si Qeveri po ndërmarrim hapa konkretë për përmirësimin e arsimit dhe po krijojmë kuadro që do të kenë mundësi, nëse nuk e vazhdojnë procesin arsimor në nivel më të lartë, pas përfundimit të shkollës së mesme të punësohen në ndonjë nga kompanitë.Përmes kësaj mase po e ulim papunësinë, ndërsa njëkohësisht po i stimulojmë të rinjtë t’i përvetësojnë aftësitë praktike që do t’i bëjnë më konkurrues në tregun e punës. Përmes një arsimi cilësor dhe të reformuar, të rinjtë do të qëndrojnë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Maqedoni. Përkushtimi ynë është të sigurojmë një të ardhme për të gjithë dhe ta rikthejmë shpresën te të rinjtë. Shteti është në rrugën e ndryshimeve!”, thonë nga Qeveria.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments