Nëse fitorja në derbin ndaj Interit riktheu moralin tek Milani, nuk mund të thuhet se lajmet nga infermieria kuqezi janë pozitive në funksion të dy ndeshjes kundër Lecces dhe Bayer Leverkusenit.
Pas Alvaro Moratas, ndalet në infermieri edhe Noah Okafor.
Ish-sulmuesi i Salzburgut, i cili shpresonte të gjente hapësirë në ndeshjen e sotme kundër Leçes, nuk do të jetë në dispozicion të Paulo Fonseca-s.
Siç bëhet e ditur nga “Gazzetta dello Sport”, Okafor nuk do të luajë ndeshjen e sotme për shkak të një problemi muskulor. Zvicerani, në fakt, u ndal nga mbingarkesa fizike.
Problemi muskulor i Okaforit nuk duhet të jetë veçanërisht serioz: megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do ta lejojë të udhëtojë me skuadrën drejt Leverkusenit, ku të martën Milan do të përballet me skuadrën gjermane për ndeshjen e raundit të dytë të Championsit të ri.
Sulmuesi zviceran mund të rikthehet në fushë në ndeshjen e së dielës së 6 tetorit, në Firenze, e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit.