Mësohet se një i ri nuk i ka mbijetuar plagëve me armë zjarri dhe në spital është konstatuar vdekja e tij, pas incidentit të përgjakshëm në Rrugën e Plastikave në Shkup. Jozyrtarisht bëhet fjalë për A.I.

Në incidentin e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, T.A., E.A. dhe O.B., disa prej tyre më lehtë, raporton Alfax.

Ministria e Brendshme akoma nuk ka dalë me njoftim zyrtar rreth incidentit.