Drejtoria e Doganave ka konfiskuar një armë dhe municione të cilat janë zbuluar nga ekipi i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas kosovar që po hynte në vendin tonë përmes vendkalimin kufitar Bllacë.

Në çantën prej lëkure të shoferit, e cila ishte fshehur nën sediljen e pasagjerit, u gjetën pistoleta CZ Shadow 2 dhe një kornizë me 15 fishekë të kalibrit 9 mm. Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit është ngritur kallëzim penal. /Alsat.mk