Kanadaja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen më 28 prill.
Mark Carney, kryetar i Partisë Liberale, ka thënë se i duhet një mandat i qartë për t’u marrë me presidentin amerikan, Donald Trump, derisa u shpreh se “ai do të na thyejë në mënyrë që Amerika të në zotërojë”.
Carney do të përballet me konkurrentët Pierre Poilievre, kryetar i Partisë Konservatore, Jagmeet Sigh i Partisë së Re Demokratike dhe Yves-François Blanchet – lideri i Bllokut Québécois.
Kandidatët kanë thënë se SHBA-së do t’i qasen si udhëheqës të vendosur dhe të fortë.
Kjo vjen pasi raportet mes SHBA-së dhe Kanadasë kanë rënë poshtë, si pasojë e një lufte tregtare që presidenti Trump nisi kundër këtij shteti.
Ai është shprehur se synon që Kanadanë ta bëjë shtetin e 51-të të Amerikës.