Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka komentuar idenë e BDI-së për ndarje të Maqedonisë së Veriut në territore, sipas modelit të Irlandës së Veriut dhe Belgjikës, përcjell TV21. Kasami thotë se BDI duke angazhuar ekspertë të shtrenjtë ndërkombëtarë, po harxhon paratë që fituan deri sa ishin në pushtet.
“Është ironi në vetvete BDI 20 vite ishte ne pushtet le që nuk foli për kantonizim, rajonalizim por nuk e bëri hapin më të vogël drejt përfundimit të procesit të decentralizimit. E dimë se me Marrëveshjen e Ohrit atë që krekoser vazhdimisht BDI ka qenë kompromisi që të ruhet koncepti unitar i shtetit por të vazhdojë procesi decentralizimitit të kemi një shtet të decentralizuar.
BDI edhe njëherë po e përsëris nuk bëri procesin më të vogël të dencetralizmit dhe kjo tregon se ata kanë humbur rrugën në oborrin e vetë ashtu si edhe në qeveri ata mendonin si të fitojnë para më shumë për vete dhe familjarët e tyre dhe sot ata para po i harxhojnë me ekspertë të shtrenjtë ndërkombëtarë, të cilët po mundohet të bëjnë PR se po bëjnë diçka në fakt Maqedonia e Veriu do të vazhdoj të ndërtohet si një shtet i barabartë i të gjithë qytetarëve dhe koalicioni VLEN garanton se institucionet e këtij shteti do jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa marr parasysh se në krye të institucionit kush është. Ndërsa sa i përket organizmit të shtetit BDI është dashur t’i bëjë kur kanë qenë në qeveri jo tash në opozitë , po kjo tregon se tema sa më të mëdha që hapin janë në një pozitë shumë të rëndë , në opozitë edhe thjeshtë ata nuk janë mësuar në opozitë edhe këtë e dinë opinioni dhe nuk dinë si të sillen në opozitë, dhe janë tema që hapen sa je në pozitë dhe jo opozitë.”, deklaroi Kasami.