8 C
Tetovo
E shtunë, 29 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKasami: E premtuam dhe sot e realizuam, pas 15 vitesh, NPK Tetovë...

Kasami: E premtuam dhe sot e realizuam, pas 15 vitesh, NPK Tetovë pa paga të prapambetura

Pas më shumë se 15 vitesh, NPK në Tetovë pa paga të prapambetura dhe me kontribute të paguara

Pas më shumë se 15 vitesh, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) në Tetovë kanë marrë pagat dhe kontributet e plota, ndërsa nuk kanë më paga të prapambetura.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili sot, së bashku me drejtorin e NPK-së, Samet Bislimi, dhe punëtorët e ndërmarrjes, ka shënuar këtë arritje në Sheshin „Iliria“.

Kasami tha se ky ka qenë një nga premtimet e dhëna dhe se tashmë është realizuar.

“Ne e premtuam dhe sot e realizuam”, deklaroi Kasami, duke e vlerësuar punën dhe angazhimin e drejtorit të NPK-së, Samet Bislimi.

Kryetari i Tetovës shprehu mirënjohje edhe për punëtorët e NPK-së, të cilët, sipas tij, për vite me radhë kanë vazhduar t’u shërbejnë qytetarëve edhe përkundër kushteve të vështira të punës.

“Pas më shumë se 15 vitesh, për herë të parë, punëtorët e NPK-së janë me paga dhe kontribute të paguara. Asnjë pagë e prapambetur”, theksoi Kasami.

Ai tha se pagesa e rregullt e pagave dhe kontributeve përbën jo vetëm një çështje financiare, por edhe një çështje dinjiteti për punëtorët.

“Sot ata kanë atë që meritojnë – pagë të paguar, kontribute të paguara dhe dinjitet në punë. Ky është ndryshimi që kemi premtuar!”, përfundoi Kasami.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments