8 C
Tetovo
E diel, 11 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKasami: Milionat, dhëndri dhe frika nga burgu- E vërteta që po...

Kasami: Milionat, dhëndri dhe frika nga burgu- E vërteta që po djeg Aliun!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka shpërthyer me një reagim të fuqishëm ndaj Ali Ahmetit pas deklaratave të tij në Strugë. Kasami akuzon BDI-në dhe kryetarin Ahmeti për korrupsion, pasurim të paligjshëm dhe manipulim të opinionit publik.

Ja çfarë thotë Kasami:

“Partia e milionerëve ka dalë krejt prej binarëve. Ata që për 20 vjet u ulën mbi shpinën e shqiptarëve, që ndanë shtetin si plaçkë dhe u pasuruan si pashallarë, sot bërtasin sikur janë viktima. Kanë humbur kontaktin me realitetin. Jetojnë në botën e tyre, me makina të shtrenjta, me vila e miliona në xhep dhe tani po bëjnë moral për shqiptarët!

Po kush i ha më këto përralla, o Ali?
Thuaju struganëve! Sa mori dhëndri yt nga biznesi me mazut? Sa miliona hynë në xhepat tuaj nga ai pazar? Sa fitove ti, e sa iu ndave të tjerëve që të mbajtën në pushtet?
Mos e luaj rolin e të përvuajturit, se të gjithë e dinë se nuk po të djeg për shqiptarët, por për dhëndrin. Po bën zhurmë që ta shpëtosh dhëndrin nga burgu, kjo është e vërteta!

Sa herë që drejtësia afrohet, nis cirku! Fillojnë fjalimet, dalin deklaratat, madje kërkoni edhe veting. Po 22 vjet ishe në pushtet, o Ali!
Ti dhe partia jote u pasuruat duke i trajtuar shqiptarët si mjet për pasurinë tuaj. Ndaj sot, kur nuk iu ecën më, filloni me shpifje e viktimizime.
Shqiptarët janë zgjuar. Nuk tremben më nga “tërmetet” që i shpik për të mbuluar panikun tënd.

Koha jote ka kaluar. Koha e shqiptarëve ka nisur. Dhe ajo s’kthehet më pas”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments