“Punët janë prioriteti ynë prandaj angazhohemi maksimalisht për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Andaj, sot bashkë me kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu dhe deputetin e zonës Adnan Azizi qëndruam në fshatin Strimnicë për të ndjekur ecurinë e punimeve. Asfaltimi i rrugës është në proces e sipër dhe po punohet vazhdimisht”, ka njoftuar kreu i Lëvizjes BESA dhe komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Sipas tij, ata që nuk besuan se kjo rrugë mund të rregullohet tani vetëm munden të shikojnë dhe të vozisin në infrastrukturën e re, e cila shumë shpejt do të jetë gati për qarkullim!
Fjala fjalë, BESA BESË