8 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
BallinaLajmeKasami: Rinia shqiptare përmbysi sistemin e kalbur, VLEN është garancia e së...

Kasami: Rinia shqiptare përmbysi sistemin e kalbur, VLEN është garancia e së ardhmes

Në një sallë të tejmbushur me përkrahës, VLEN sot në Shkup mbajti konventën promovuese, ndërsa kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, solli një mesazh të fuqishëm mbi rrugëtimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalimin e tij, Kasami rikujtoi momentin e vitit 2016, kur për herë të parë u shpalos ideja e ndryshimit përmes rinisë shqiptare.

“Shumëkush nuk na besoi, shumëkush na nënvlerësoi. Por ja ku jemi sot, me mijëra heronj që sollën ndryshimin e shumëpritur. Ju e mposhtët zullumin, e përmbysët një sistem të kalbur e të korruptuar dhe ndaluat pasurimin e individëve në kurriz të shqiptarëve”, tha Kasami.

Ai akuzoi partitë që për dy dekada kishin sunduar, duke i lënë shqiptarët vetëm me varfëri dhe raste të montuara politike.

Sipas tij, ndryshimi i madh i vitit 2024 ishte zëri i shqiptarëve që kërkuan dinjitet, ndërsa VLEN ishte vetëm shërbëtori i këtij zëri.

Kasami theksoi se përgjegjësia e VLEN është e madhe, por vullneti për ta çuar deri në fund betejën është edhe më i madh: “Siç e çliruam pushtetin qendror nga korrupsioni e abuzimi, ashtu do t’i çlirojmë edhe komunat tona”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments