Bartësi i listës nga koalicioni VLEN në zonën e gjashtë zgjedhore, Bilall Kasami, shpalosi ofertën e koalicionit VLEN që ka të bëjë me mërgimtarët. Koalicioni VLEN angazhohet për subvencionim të taksave dhe tatimeve të mërgimtarëve që kthehen në vend, si dhe përgjysmim të tatimit mbi fitimin dhe aplikim të sistemit të kredive. Kasami njoftoi se deri tani kanë arritur rreth 5 mijë mërgimtarë për të votuar në zgjedhjet e 8 majit.

“Sipas asaj që kemi informata, veçmë mbi 5 mijë mërgimtarë kanë ardhur për të votuar në zgjedhjet e 8 majit. Pritet ende të vijnë edhe sot edhe në ditët në vijim deri në 7 maj kur do të vijnë edhe kontingjenti i fundit i mërgimtarëve. Ne urojmë që ata mos të kenë pengesa në kufi. Sepse kemi informacion se pushteti i BDI-së tenton të problematizojë ardhjen e tyre”, tha Kasami.