Partneri i koalicionit te VLEN-it, Bilall Kasami, sot në një paraqitje para mediave ka folur për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet e 8 majit.

Kasami tha se tashmë është paralajmëruar që koalicioni VLEN do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Ai tha se në Qeverinë që do të jenë ata, do të jetë më e lehtë rruga evropiane e vendit, si dhe realizimi i ndryshimeve kushtetuese.

“Do të ketë qeveri europiane, do të ketë qeveri ku koalicioni VLEN veç më është paralajmëruar se do të jetë pjesë, në atë qeveri sigurisht që kemi thënë dhe vazhdojmë të themi se garantojmë rrugëtimin europian të vendit dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve”, tha mes tjerash Kasami.

I pyetur nëse do të ketë Qeveri mes VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, Kasami tha se qoftë edhe me VMRO-në në Qeveri, me VLEN do të jetë më lehtë realizimi i ndryshimeve kushtetuese.

“Në një qeveri ku do të jetë koalicioni VLEN, sigurisht që do të jetë një qeveri që do të garantojë integrimin e vendit në BE dhe sigurisht që e kemi thënë edhe më herët që në një qeveri të tillë do të jetë shumë më lehtë edhe qoftë edhe VMRO-ja në qeveri, apo cilado parti politike, të bëhen ndryshimet kushtetuese”, pohoi Kasami./Nistori/