Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shprehur ngushëllime të thella pas tragjedisë së rëndë që tronditi Koçanin, ku humbja e jetëve të pafajshme ka shkaktuar dhimbje të thella në mbarë shoqërinë.
Në këto momente të vështira, ai solidarizohet me familjet e viktimave dhe shpreh mbështetje për të lënduarit, ndërsa institucioni që drejton është i gatshëm të ofrojë ndihmë të menjëhershme.
Spitali i Tetovës ka aktivizuar të gjithë kapacitetet për të ndihmuar të plagosurit, ndërsa shpresohet që hetimet të zbardhin shpejt shkaqet e këtij rasti tragjik, me dëshirën që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.