8 C
Tetovo
E martë, 12 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKatër shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut,...

Katër shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut, pas një kohe në vend të parë nuk është Turqia

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të turistëve të huaj, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këtë herë në vend të parë u regjistruar turistët nga Gjermania, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën janar – mars të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 5.2%, respektivisht: te turistët vendor është rritje për 1.3 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 6.9%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti turistë kanë ardhur nga Gjermania.

“Të dhënat për numrin më të madh të turistëve të huaj sipas vendeve të origjinës: Gjermani 9 645, Turqi 9 090, Franca 4 945 dhe Serbi 3 955”, raportoi Enti.

Në muajin mars janë regjistruar gjithsej 59 mijë turistë të huaj, duke shënuar rritje për 7.4 përqind në krahasim me marsin e kaluar.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments