Intonimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet i detyrueshëm në shkollat fillore të komunës së Velesit.
Këtë vendim e solli Këshilli i Komunës së Velesit, me 20 vota “për”.
Pro këtij vendimi ka votuar edhe këshilltari nga radhët e BDI-së, Nevzat Muaremovski.
INA sjell videon ekskluzive ku shihet duke votuar për edhe këshilltari nga radhët e BDI-së.
Video më poshtë tregon momentin e votimit:
I njejti ka përkrahur zgjedhjen e kryesuesit të ri të komunës, Daniel Janevski, i cili erdhi në këtë detyrë pasi që kryetari i deritanishëm Zoran Lutkov u zgjodh ministër i kulturës.
“Me 20 vota “për”, konstatoj se propozim – vendimi për intonim të detyrueshëm të himnit të Republikës së Maqedonisë në shkollat fillore në komunën e Velesit, është votuar dhe miratuar”, u njoftua në fund të seancës së këshillit.
Iniciatorët e këtij propozimi, thanë se qëllimi i tij është që të nxiten ndjenjat e përkatësisë kombëtare dhe dashuria ndaj atdheut që në moshën më të hershme. (INA)