Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se me datë 01.06 dhe 02.06.2024 (e shtunë dhe e diel) në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektim ajror në zonën e qytetit të Shkupit kundër numrit të madh të mushkonjave.

Qyteti i Shkupit njofton se nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë dezinsektimin, do të kryhet ditën e nesërme, kur kushtet atmosferike janë të favorshme.

“Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve”, thonë nga Qyteti i Shkupit.