Ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është emëruar shef i futbollit në Red Bull. 57-vjeçari gjerman do të fillojë punnën e tij në këtë rol më 1 janar 2025.

“Pas gati 25 vitesh në fushë, nuk mund të isha më i emocionuar për t’u përfshirë në një projekt si ky”, tha Klopp.

“Roli mund të ketë ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë lojën atë që është nuk ka ndryshuar”.

Në rolin e tij strategjik, Jürgen Klopp nuk do të përfshihet në operacionet e përditshme të klubeve, por do të fokusohet në mbështetjen e drejtorëve sportivë në avancimin e filozofisë së Red Bull”, thuhet në njoftim. “