Komisioni Evropian ka miratuar të mërkurën Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2023.
Në raport përmendet fillimisht dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me ç’rast Komisioni Evropian ka qortuar dy vendet për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Pastaj flitet për agjendën e Qeverisë për reforma, ku theksohet si sfidë “mungesa e vazhdueshme e bashkëpunimit ndërpartiak dhe mosmarrëveshjet brenda shumicës”. Po ashtu, në raport përmendet edhe bojkotimi i punës së Kuvendit nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.