Faqja zyrtare e kryetarit të komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Ka bërë thirrje publike ndaj qytetarëve, për të u përfshirë me idetë dhe propozimet e tyre, në planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2026. Thirrja do ngelet e hapur deri më 22 dhjetor, si dhe propozimet për projektet që do duhet të përfshihen në buxhet, mund të dërgohen në emajllin [email protected], apo fizikisht në komunë.
“Ju ftoj që të bëheni pjesë e planifikimit të Buxhetit të Komunës për vitin e ardhshëm!
Duke filluar nga dt. 16 Dhjetor (e martë) deri më dt. 22 Dhjetor ( e hënë) 2025, komuna do të mirëpret të gjitha propozimet, idetë apo projektet që Ju mendoni se duhet të përfshihen në buxhetin e vitit 2026!
Propozimet mund ti dërgoni duke shtypur send message te ky postim ose ne email: [email protected] ose personalisht në komunë, qoftë në formë të shkruar apo verbalisht”, ka shkruar Feti Abazi.

