Sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani priti në takim zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin.
Siç njoftojnë nga Komuna e Gostivarit, në takim u diskutua për projektet që janë ndarë për Komunën e Gostivarit nga Qeveria si dhe për projektet që janë ndarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, siç është ndarja e mjeteve për Komunën e Gostivarit për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik për Bllokun urban 21 me 87 milionë denarë si dhe sigurimi i fondeve nga Banka Evropiane e Investimeve për realizimin e projektet të rezervoarit në fshatin Çegran me vlerë 30 milionë denarë dhe linja e re e ujësjellësit nga Forina në Çegran me vlerë 28 milionë denarë, si dhe kanalizimi në këtë fshat.