Njoftim nga Komuna e Tetovës:

Komuna e Tetovës i informon të gjithë qytetarët se, duke filluar nga 18.06.2024 (e Martë), oborret e shkollave fillore SHFK “Istikball”, SHFK “Liria”, SHFK “Goce Dellçev” si dhe SHMK Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në të dy objektet do të jenë të hapura për parkim të automjeteve. Parkimi do të jetë falas (pa pagesë). Kjo do ta lehtësojë komunikacionin gjatë verës kur mërgimtarët tanë vijnë për pushime dhe kemi frekuentim më të madh.

Gjithashtu, duam të bëjmë apel tek vozitësit që të respektojnë rregullat në komunikacion, të mos bllokojnë nënstacionet pritëse të udhëtarëve si dhe të shfrytëzohet autobusi i qytetit për të ulur kështu ndotjen e ajrit dhe për të mos shkaktuar kaos në komunikacion.

Me respekt;
Zyra për Informim pranë Komunës së Tetovës