8 C
Tetovo
E hënë, 22 Shtator, 2025
BallinaLajmeKryesoretKomuna e Zhelinës: Pretendimet e AKI-it për borxh mbi 6 milionë euro...

Komuna e Zhelinës: Pretendimet e AKI-it për borxh mbi 6 milionë euro janë të pavërteta

Komuna e Zhelinës ka demantuar pretendimet e kandidatit për kryetar komune, Emir Sulejmani nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim për borxh komunal prej mbi 6 milionë euro, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të pabazuara në dokumente zyrtare, përcjell Fol.mk

Nga Zyra e Financave theksohet se pasqyrat financiare janë publike dhe tregojnë një gjendje stabile, ndërsa obligimet menaxhohen brenda kapaciteteve të buxhetit. “Borxhi i komunës asnjëherë nuk ka qenë në atë nivel. Çdo manipulim me shifra është mashtrim publik,” thuhet në reagim.

Nga Komuna e Zhelinës bëjnë të ditur se mbetet e hapur për çdo kontroll institucional dhe ka ftuar qytetarët të mos bien pre e spekulimeve politike.

Demanti i plotë:

Komuna e Zhelinës, duke u nisur nga përgjegjësia për transparencë dhe informim të drejtë të opinionit publik, demanton ashpër lajmet e pavërteta të përhapura ditëve të fundit nga kandidati për kryetar komune nga radhët e BDI-së në komunën e Zhelinës, sipas të cilave gjoja borxhi i komunës kap shumën prej mbi 6 milionë euro.

Ky pretendim është i pasaktë dhe i pabazuar në asnjë dokument zyrtar. Në përputhje me Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, pasqyrat financiare të Komunës së Zhelinës janë publike dhe të qasshme për çdo qytetar e institucion shtetëror kontrollues. Ato dëshmojnë qartë se gjendja financiare e komunës është stabile dhe e menaxhuar me kujdes.

Obligimet e komunës janë të zakonshme, të evidentuara sipas ligjit dhe menaxhohen brenda kapaciteteve të buxhetit komunal.
Asnjëherë borxhi i komunës nuk ka qenë dhe nuk është në nivelin e përfolur prej 6 milionë eurosh.
Çdo manipulim me shifra është i qëllimshëm dhe përbën mashtrim publik, që synon të krijojë panik dhe mosbesim tek qytetarët.

Komuna e Zhelinës është dhe mbetet e hapur për çdo kontroll institucional, nga Enti Shtetëror i Revizionit, Ministria e Financave, si dhe për çdo qytetar që kërkon transparencë.

Ftojmë opinionin publik të mos bjerë pre e spekulimeve politike, por të mbështetet në të dhëna zyrtare dhe të verifikueshme.
Ne do të vazhdojmë ta menaxhojmë komunën me përgjegjësi, duke garantuar stabilitet financiar dhe duke realizuar projekte konkrete për zhvillimin e vendbanimeve tona, ,përfundojnë nga Zyra e Financave-Komuna e Zhelinës./Fol.mk/

DOKUMENT

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments