Dogana e Maqedonisë njofton se doganierët e Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup dje kanë konfiskuar tetë orë dore me vlerë të përgjithshme prej 240.862,00 denarë. Orët janë zbuluar në posedim të një shtetasi të RMV-së i cili ka zbritur në një fluturim nga Australia.

“Pasagjeri zgjodhi një kanal të gjelbër ku kalojnë pasagjerët që nuk kanë asgjë për të raportuar. Kur u pyet nëse kishte ndonjë gjë për të denoncuar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të denoncuar, por gjatë kontrollit doganor në bagazhin e pasagjerit u gjetën ora të padeklaruara: një orë dore Rado dhe shtatë orë dore Elite”.

“Ndaj pasagjerit është ngritur kallëzim kundërvajtës për mos respektim të rregullave doganore”, thonë nga Doganat e RMV-së.