E mërkurë, 30 Prill, 2025
BallinaLajmeRajoniKonjufca: Mirënjohës ndaj Clintonit, Albrightit e Clarkut – Kosova sa më shpejt...

Konjufca: Mirënjohës ndaj Clintonit, Albrightit e Clarkut – Kosova sa më shpejt në NATO

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ka thënë se me ndërhyrjen e NATO-s luftës tonë çlirimtare iu njoh karakteri universal si luftë për mbrojtjen e vlerave të lirisë, jetës, demokracisë e të drejtave të njeriut dhe popujve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në Facebook, Konjufca shkruan se kjo datë ka protagonistë presidentin Bill Clinton, sekretaren Albright dhe gjeneralin Clark.

“Republika e Kosovës aspiron antarësim sa më të shpejtë në NATO. Këtë na e definon historia, ajo që besojmë e për çka angazhohemi. Prandaj jemi të bindur dhe besimplotë se shtetin tonë do ta shohim në NATO në një të ardhme jo të largët, aty ku përkasim”, ka shkruar mes tjerash Konjufca.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments