8 C
Tetovo
E premte, 9 Janar, 2026
BallinaLajmeKryesoretKosovapress: A po qëndron Artan Grubi në Prishtinë?!
- Advertisment -spot_img

Kosovapress: A po qëndron Artan Grubi në Prishtinë?!

Një burim i agjencisë së lajmeve Kosovapress ka pretenduar se e ka parë në Prishtinë, ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pasditën e së mërkurës, raporton KosovaPress.

Sipas të parit, politikani i cili gjendet në arrati që nga dhjetori i vitit 2024, e që është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka lëvizur në një zonë jo larg qendrës së kryeqytetit të Kosovës, i shoqëruar nga dy fëmijë. Grubi, sicc insiston burimi, ishte i veshur me një xhup dimri, rroba e kapelë sportive ndërsa ka lëshuar edhe pak mjekërr.

Përveç Grubit, policia veri-maqedonase ende është në kërkim edhe të ish-drejtorit të “Lotarisë shtetërore”, Përparim Bajrami, ndërsa i pakapshëm për organet e ndjekjes mbetet edhe ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.
Më 16 dhjetor 2024, pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit hapi hetim kundër Grubit për keqpërdorime serioze me tenderë në “Lotarinë shtetërore”, u bë e ditur se ai e kishte braktisur shtetin. Deri më sot zyrtarisht nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ndërkohë, për Bajramin, avokati i tij kishte mohuar se ai është në arrati, porse “thjesht është shpërngulur nga shteti”. /Kosovapress.com/

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments