Nga Lulzim Aliti
Ajo që pamë mbrëmë ishte shumë më tepër se një mbledhje politike, ishte një deklaratë e guximshme nga një qytet që di ta ruajë nderin, që nuk pranon të shitet, që nuk e ul kokën përballë presionit apo shantazhit.
Kumanovarët treguan edhe një herë se dinin ta ndajnë të drejtën nga mashtrimi, e dinin kujt i përkasin, dhe nuk harrojnë kush i tradhtoi.
Në këtë qytet u thye për herë të parë prangat e një politike të vjetër që e përdori shqiptarësinë si mbulesë për pazare personale. Kumanova e nisi lëvizjen për ndryshim dhe sërish po e mban gjallë.
Sot, VLEN është më shumë se një bashkim forcash, është një bashkim vlerash. Nuk është për disa komuna. Nuk është për ndonjë ulëse më shumë.
Është për një kauzë të madhe: për drejtësi, për barazi, për dinjitetin e shqiptarëve në këtë shtet.
Ata që menduan se mund ta blejnë Kumanovën, e gënjyen veten.
Ata që provuan ta nënshtrojnë, nuk e njohin shpirtin e saj.
Sepse këtu njerëzit nuk harrojnë kush ishte me ta, dhe kush i la pas dore.
Ne nuk jemi këtu për të heshtur. Nuk jemi këtu për të bërë kompromise me padrejtësinë.
Jemi këtu për të ecur përpara me popullin, me të vërtetën, me forcën që buron nga zemra e këtij vendi.
VLEN është kthesa. VLEN është përgjigjja. VLEN është garancia që më nuk kthehemi mbrapa.
Për Kumanovën. Për të gjithë shqiptarët. Deri në fund.