E martë, 1 Prill, 2025

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Date:

Kosova është në fazën e përfundimit të një marrëveshjeje që do të mundësojë njohjen e patentë shoferëve të Kosovës edhe në Kanada dhe Turqi.

Kështu bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se MPJD dhe MPB ka punuar vazhdimisht për të lehtësuar jetën e bashkatdhetarëve duke përfshirë marrëveshjet për njohjen e patentë shoferëve në shtete të ndryshme si Gjermania, Italia, dhe së fundmi edhe në Austri.

“Të pandashëm nga mërgata jonë kemi qenë dhe ne gjatë gjithë qeverisje sonë. MPJD dhe MPB janë angazhuar vazhdimisht në shtimin, digjitalizimin e shërbimeve për bashkatdhetarët.

Një nga lehtësimet më të mëdha është dhe njohja e patentë shoferëve, siç është Gjermania. Muajin e kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë dhe tash fillon edhe me Austrinë. Pas këtyre në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve jemi edhe me Kanadanë dhe me Turqinë”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu trajtoi temën e numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit për Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se javën e ardhshme do të kenë rezultatet përfundimtare për subjekte politike nga ky proces.

“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave. Sot fillon numërimi I votave të diasporës dhe sipas KQZ-së më së largu javën e ardhshme i kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike. Të gjithë presim nga KQZ më shumë angazhime për procesin e përfundimit të numërimit të votave. Pjesëmarrje më të lartë në zgjedhje pati dhe diaspora e cila pati mundësi edhe me postë edhe përmes ambasadave e konsulatave tona të japin votën e tyre”, tha ndër të tjera Kurti.

spot_img

Shpërndaje

Abonohu

Popular

Më shumë si kjo
Related

Gatishmëria 2030, BE-ja ndanë 800 miliard euro për mbrojtje

GATISHMËRIA 2030 Komisioni Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë...

Skandal në Spitalin e Tetovës: Neurologu dhunon me grushta kolegët në Urgjencë!

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin...

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...