E martë, 22 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKurti pret në takim liderët e koalicionit VLEN, diskutojnë për marrëdhëniet mes...

Kurti pret në takim liderët e koalicionit VLEN, diskutojnë për marrëdhëniet mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në vizitë miqësore liderët e koalicionit VLEN në Maqedoni , Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, të cilët i përgëzoi për rezultatin zgjedhor.

Është hera e parë që opozita shqiptare arrin të prekë dhe të tejkalojë 100 mijë vota.

Përfaqësuesit e VLEN diskutuan me Kurtin për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqetësuese për palët vazhdon të jetë influenca ruse dhe serbe, e cila ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale.

Zhvillimi i infrastrukturës që ndërlidh popullsitë e shtetet tona, ishte një ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me ide e projekte për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e arsimor.

Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të përzemërt, duke mbajtur parasysh se shqiptarët në Ballkan janë faktor i padiskutueshëm në mbështetje të demokratizimit, integrimit europian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euroatlantike.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments