8 C
Tetovo
E enjte, 22 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKuvend i Jashtëzakonshëm apo tubim i dëshpëruar? Lëvizjet e çuditshme të Taravarit!

Kuvend i Jashtëzakonshëm apo tubim i dëshpëruar? Lëvizjet e çuditshme të Taravarit!

Ngjarjet e fundit në Aleancën për Shqiptarët dëshmojnë se partia ndodhet në kaos të plotë, ndërsa kryetari Arben Taravari duket se e ka humbur çdo kontroll mbi situatën.

Pas largimit të figurave më të rëndësishme të partisë, përfshirë kryetarë degësh, anëtarë strukturash drejtuese dhe aktivistë të njohur Taravari po ndërmerr veprime të çuditshme dhe kontradiktore që vetëm sa e thellojnë krizën.

Në një përpjekje dëshpëruese për të ruajtur imazhin e liderit të kontrollit, Taravari njoftoi thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm, me pretendimin se iniciativën e kishin ndërmarrë 2/3 e kuvendarëve të partisë ,një shifër e pabesueshme, duke ditur largimet masive që kanë goditur ASH-në.

Në njoftimin e tij zyrtar, ai shkroi:
Deri tek unë si Kryetar Partie ka arritur iniciativë nga 2/3 e anëtarëve të Kuvendit të Partisë për mbledhje të jashtëzakonshme… më 23.05.2025, ora 19:30, në sallën e Ish Komitetit Kumanovë.”
Por vetëm pak çaste më pas, dhe nën trysninë e realitetit të hidhur, se shumica e kuvendarëve janë larguar dhe nuk e mbështesin më,Taravari e shndërroi Kuvendin e Jashtëzakonshëm në një “tubim partiak me aktivistë”, ku do të zgjidhet kryetari i shtabit zgjedhor. Një veprim i pastër manipulimi, që synon të maskojë dështimin për të siguruar shumicën legjitime.

Këto veprime të pashpjegueshme vijnë pikërisht në kohën kur Taravari ka sinjalizuar publikisht hapje për bashkëpunim me BDI-në, duke tronditur edhe më shumë opinionin publik dhe strukturat e mbetura të ASH-së. Kjo lëvizje shihet si akt i fundit i një lideri të izoluar, i cili po mundohet të shpëtojë vetveten politikisht, ndërsa partia i rrëshqet nga duart.

Nëse trendi i largimeve vazhdon me këtë ritëm dhe gjithçka tregon se do të vazhdojë,Taravari rrezikon të mbetet me dy a tre veta të dëshpëruar, në krye të një partie që dikur përfaqësonte një zë serioz të shqiptarëve në Maqedoni, e që sot po katandiset në një shoqatë të individëve të zhgënjyer.

Aleanca për Shqiptarët është në udhëkryq, dhe me këtë kurs autodestruktiv, fundi politik i Arben Taravarit duket më afër se kurrë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments