Rregullorja e Kuvendit parasheh se seanca për zgjedhjen e Qeverisë do të zgjasë maksimumi dy ditë. Mandatari shpjegon programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë.
Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet sipas propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi, me votim publik, më së voni në orën 24:00.
Qeveria zgjidhet nëse pro ka votuar shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.