Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pjesë e koalicionit VLEN, ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të të madhit Ismail Kadare.
Taravari shkruan se sot nuk është vetëm Shqipëria në zi, por e gjithë bota, pasi ishte shkrimtar i të gjitha kohërave.
“Ka ndërruar jetë Ismail Kadare!
Ai ishte shkrimtari më i madh shqiptar i të gjitha kohërave…
Por sot nuk janë në zi vetëm shqiptarët…sot e gjithë bota është në zi.
Lamtumirë mjeshtër…”, shkruan Taravari.