Keqpërdorimi flamurit evropian për të ndryshuar Kodin penal është ndër vërejtjet më serioze të Komisionit Evropian që kritikohet edhe nga opozita shqiptare. Sipas Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), pazaret e BDI-së për të kthyer Gruevskin në kurriz të keqpërdorimit të flamurit evropian po dalin në shesh.

“Raporti thekson në mënyrë të qartë që flamuri i Bashkimit Evropian u keqpërdor gjatë ndryshimit të Kodit penal duke mundësuar kështu lirimin dhe uljen e dënimeve dhe krimet dhe korrupsionin dhe nuk ka se si të jetë ndryshe raporti sepse rezultatet janë tashmë të dukshme. E kemi jashtë Jankullovskën, kemi Todoroviqin, kemi jashtë Mijallkovin, e shumë të tjerë si puna e tyre. Ndërsa edhe përtej raportit, eksponentë të këtyre partive vazhdojnë të mohojnë pasojat e ndryshimit të Kodit penal. Madje vetëbesimi dhe retorika e disave prej tyre vazhdon të jetë edhe më e vrazhdë kundrejt Komisionit Evropian se sa kundrejt neve si opozitë”, tha Fari Hiseni, Lidhje Evropiane për Ndryshim. /Alsat.mk